Zjarret shkatërruese në Greqi do të shkatërrojnë më shumë se 150.000 hektarë tokë deri në fund të verës, vlerësoi më 31 gusht kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili fajësoi krizën klimatike për katastrofën me zjarre.
Ashtu si shumë vende rreth Mesdheut, Greqia është përfshirë nga zjarret masive që nga fillimi i verës. Deri më tani është raportuar për 26 njerëz të vdekur nga zjarret pyjore të shkaktuara nga kushtet e thata, erës dhe nxehtësisë.
Një zjarr masiv në pyllin e Dadias, të cilin Bashkimin Evropian e ka cilësuar si zjarrin më të madh të regjistruar ndonjëherë në bllokun evropian, po vazhdon të digjet për të 13-tën ditë.
Zona e djegur nga zjarret “do të kalojë 1 miliard e 500 milionë metra katrorë (apo 150 mijë hektarë), tha Mitsotakis në parlament.
“A është kriza klimatike alibi për gjithçka? Jo, nuk është alibi, por është pjesë e interpretimit”, tha ai.
Rreth 600 zjarrfikës, të mbështetur nga dhjetë avionë dhe shtatë helikopterë, po luftojnë me zjarrin, i cili shpërtheu më 19 gusht në një pyll të mbrojtur nga rrjeti evropian Natura 2000 dhe një habitat për shpendët grabitqarë.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha më 29 gusht se zjarri në Dadia është “zjarri më i madh i regjistruar ndonjëherë në BE”.
Blloku evropian dërgoi së fundmi 11 avionë, një helikopter dhe 407 zjarrfikës nga flota evropiane për ta ndihmuar Greqinë.
Ky zjarr ka djegur më shumë se 81.000 hektarë deri më sot, sipas Observatorit Evropian Copernicus, një hapësirë më e madhe sesa qyteti i Nju Jorkut.
Zjarrfikësit janë duke luftuar me zjarret në rajonet ku ato mbeten aktive, sipas autoriteteve.
Në korrik, kur Greqia u godit nga një valë e zgjatur e të nxehtit me temperatura që arrinin 46 gradë Celsius në jug të vendit, shpërthyen zjarre të shumta në pyje. Zjarret më të mëdha prekën ishujt turistikë të Rodosit dhe Korfuzit./REL
Fitorja e Kosovës ndaj Lituanisë, Kurti: Na kanë kënaqur me ...
Irani i quan të “paarsyeshme” sanksionet e BE-së dhe Britani...
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj