Greqia ofron pushime falas për turistët që braktisën Rodosin për shkak të zjarreve

13:06 | 2 Gusht 2023
E.G

Turistëve që iu shkatërruan pushimet në Rodos për shkak të zjarreve masive do të dëmshpërblehen vitin tjetër me pushime falas.

Ishte kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ai i cili e bëri me dije lajmin. Duke folur për mediat britanike shefi i qeverisë në Athinë tha se në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të ofrohet një javë pushim falas në Rodos në pranverën ose vjeshtën e ardhshme për të gjithë ata që i humbën pushimet për shkak të zjarreve.

Greqia është një vend i sigurt, ishte mesazhi i kryeministrit, ndërsa sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij.

Kujtojmë se pjesa e më e madhe e turistëve të cilët u larguan nga ishulli për shkak të zjarrevve ishin pikërisht nga Britania e Madhe./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme