Google ADS

Greqia ‘nuk rri urtë’, blen avionë luftarakë nga Franca në mes të bisedimeve me Turqinë

01:24 | 26 Janar 2021
Trina Galanxhi

Greqia dhe Franca kanë nënshkruar një marrëveshje për blerjen e aeroplanëve luftarakë në vlerë të 3 miliardë dollarëve.

Marrëveshja e nënshkruar të hënën është si pjesë e planeve për të azhurnuar forcën e armatosur të Greqisë në përgjigje të sfidave turke në Mesdheun lindor, shkruan France, transmeton portali arbresh.info

Sipas marrëveshjes, Greqia do të blejë 18 avionë Rafale, 12 prej tyre të përdorur, të bëra nga firma franceze Dassault për të forcuar forcat e saj.

Kjo vjen në kohën kur rivalët më të vjetër rajonalë kanë filluar një raund bisedimesh mbi interesat e tyre të përplasjes në Mesdhe.

Një zëdhënës i qeverisë greke këmbënguli se bisedimet nuk ishin “negociata” dhe “nuk ishin të detyrueshme”.

Franca ka mbështetur me forcë Greqinë në ballafaqimin e saj me Turqinë mbi burimet e gazit natyror dhe ndikimin detar në ujërat pranë brigjeve të tyre përkatëse.

“Marrëveshja dërgon një mesazh të qartë në disa drejtime”, tha Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Panagiotopulos, transmeton portali arbresh.info

Zëdhënësi i qeverisë greke Christos Tarantilis tha se dorëzimi i gjashtë avionëve të parë do të fillojë gjatë muajit korrik.

Një grup pilotësh dhe teknikësh grekë të forcës ajrore do të udhëtojnë në Francë për trajnim gjatë ditëve të ardhshme, shtoi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme