Greqia nuk gjen qetësi, lëkundje të forta nga tërmeti

07:36 | 29 Dhjetor 2021
S D

Greqia nuk gjen qetësi nga lëkundjet e tërmetit. Mëngjesin e kësaj të mërkure një tërmet me magnitudë 5.7 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në Kretës.

Mediat vendase bëjnë me dije se sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ka qenë t 37 kilometra në jugperëndim të Arbit me një thellësi prej 45 km.

Ndërkohë mësohet se tërmeti ka qenë intensiv dhe ka zgjatur disa sekonda, lëkundjet e të cilit janë ndjerë edhe në disa pjesë të Egjiptit.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale.e.su/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme