Greqia në panik, qytetarët tërheqin 2.1 miliardë funte për 45 ditë

15:47 | 19 Shkurt 2017
Arbresh.info

Grekët kanë tërhequr më shumë se 2 miliardë funte nga llogaritë e tyre bankare për vetëm 45 ditë nga frika se ekonomia e tyre do të  shkatërrohet.

Dhe paratë e tyre po i fshehin nën dyshekë, në kasaforta e në orendi, pasi që nuk janë duke u besuar bankave më, thuhet në raportet e fundit, transmeton arbresh.info.

Greqia pritet të mbesë pa para në vetëm pesë muajt e ardhshëm teksa përballet me pagesën e borxhit prej 6 miliardë eurove, të cilin nuk do të mund ta paguaj pa bërë një ristrukturim.

Pavarësisht kontrolleve kapitale që u ndalojnë individëve të tërheqin më shumë se 1,800 euro për një muaj nga llogaritë e tyre, paratë janë duke u harxhuar me një shpejtësi marramendëse.

Depozitat janë duke u pakësuar, dhe kanë arritur nivelet më të ulëta për 14 vjetët e fundit, teksa popullsia shqetësohet se do të rikthehet situata e cila kishte kapluar vendin para marrjes së huasë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme