Qeveria greke ka deklaruar se ka kërkuar nga autoritetet gjyqësore të vendit të anulojë një vendim ligjor që u mundëson azil pilotit turk.
Piloti turk ishte një nga tetë ushtarët që u arratisën në Greqi gjatë vitit të kaluar, gjatë përpjekjeve të dëshuara për grusht shtet në Turqi, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Turqia ka shprehur zemërimin e saj ndaj vendimit të azilit, duke thënë se kjo do të ndikojë në lidhjet mes dy vendeve.
Ministria e Jashtme e Ankarasë tha se Greqia kishte treguar dhe një herë se ajo po “mbron dhe po përqafon komplotët e grusht shtetit”.
Një komitet grek i azilit vendosi se nuk kishte dëshmi se piloti po fluturonte me shtatë ushtarë të tjerë në Greqi, një ditë pas grusht shtetit të dështuar.
Shtatë ushtarët turq janë në paraburgim në Greqi duke pritur një vendim mbi kërkesat e tyre për azil./arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...