Greqia ka marrë tjetër masë drastike për të parandaluar përhapjen e shpejtë të koronavirusit.
Mësohet se Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit ka pezulluar të gjitha lejet e të burgosurve. Janë mbi 12 500 të burgosur që mbeten të izoluar, ku mbi 2500 prej tyre janë shqiptarë.
Ky vendim ekstrem ka revoltuar të burgosurit në 28 burgjet e vendit fqinj, për 4000 leje vjetore të humbura.
Gjithashtu, ministria ka vendosur forca policore ekstra dhe roje sigurie pranë burgjeve për të shmangur ndonjë arratisje të mundshme apo përleshje mes të burgosurve.
Episode e përleshjeve në burgjet greke kanë qenë të shumta, sidomos mes shqiptarëve dhe algjerianëve, transmeton Balkanweb.
Ditët e fundit, policia greke po heton rrethanat e dy vdekjeve misterioze, me viktima një 30-vjeçar shqiptar të akuzuar për vjedhje dhe një 54-vjeçar grek, teksa nuk dihen ende detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...