Greqia, një vend që njihet për numrin e lartë të turistëve, ka vendosur një ligj kundër vizitorëve obezë.
Shumë prej turistëve që vizitojnë ishujt e bukur, si Santorini, pëlqejnë të bëjnë xhiro dhe foto me gomerë.
Përdorimi i kafshëve për tërheqje të tilla turistike ka hasur kundërshtime të shumta nga mbrojtësit e kafshëve, sidomos për rastet e turistëve obezë të cilët i stërmundojnë kafshët për një foto.
Në fakt, është regjistruar një numër i lartë gomerësh me dëmtime në shtyllën kurrizore dhe që kanë përfunduar të paralizuar.
Për këtë arsye, turistët mbi 100 kg e kanë të ndaluar të hipin mbi gomerë. Kjo është menduar si pesha maksimale që mund të mbajë një gomar./tch/
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...