Greqia luftë me zjarret, digjen mbi 800 mijë hektarë në Aleksandropoli

11:38 | 29 Gusht 2023
E.K

Greqia është një ndër vendet që ka pasuar edhe dëmet më të mëdha nga zjarret që e kanë përfshirë këtë verë.

Prej 11 ditësh Evros përballet me zjarret që kanë përfshirë vendin.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar në mediat greke bëhet me dije se sipërfaqja e djegur deri më tani në pyllin Evros, përfshirë zjarret në Aleksandropolis dhe Dadia i kalon 800,000 hektarë.

Në total janë 475 zjarrfikës, me 100 automjete dhe 16 grupe këmbësorësh të angazhuar për shuarjen e zjarreve në Evros e Rodopi, ndërsa 6 avioni dhe 4 helikopterë janë angazhuar nga ajri./abcnews.al/

Të ngjashme