Qeveria greke thotë se ka kërkuar nga autoritetet gjyqësore të anulojnë vendimin ligjor për ofrim të azilit pilotit turk.
Ai është një nga tetë ushtarët të cilët ikën në Greqi pas përpjekjes për grusht shtet në Turqi, transmeton portali arbresh.info
Turqia ka shprehur zemërimin e saj për vendimin e azilit, duke thënë se do të ndikonte në marrëdhëniet mes dy shteteve.
Ministria e jashtme në Ankara ka thënë se Greqia kishte treguar edhe njëherë që mbron dhe përkrah komplotistët e grusht shtetit.
Një komitet grek i azilit vendosi që nuk kishte dëshmi se bashkëpiloti që fluturonte me shtatë ushtarë të tjerë në Greqi një ditë pasi grushti i dështuar ishte i përfshirë në komplot.
Ai tha se nuk mund të priste një gjyq të drejtë në Turqi.
Shtatë ushtarët turq janë në qendër mbajtjeje në Greqi duke pritur një vendim mbi kërkesat e tyre për azil./Arbresh.info/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...