Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë të dielën se shteti që udhëheq ai, ka marrë masat e nevojshme për të siguruar furnizimet me energji në muajt e dimrit, në rast se Rusia ndal gazin.
“Ne jemi të gatshëm për skenarin më të keq të mundshëm, pra që Rusia të ndalë gazin”, ka thënë Mitsotakis në një konferencë për media në qytetin verior të Selanikut.
Mitsotakis ka thënë se Greqia ka grumbulluar sasi të mjaftueshme të gazit të lëngshëm natyror, disa termocentrale janë të gatshme të bëjnë kalimin nga gazi në naftë, si dhe ka rritur kapacitetet e qymyrit.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë dhënë shenja se synojnë të vendosin çmim tavan për gazin rus, pavarësisht kërcënimeve të Rusisë se mund të ndalë furnizimet në rast të një vendimi të tillë.
Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht.
Rusia tashmë ka ndërprerë pjesërisht apo plotësisht furnizimet me gaz për 13 vende anëtare të BE-së, të cilat përdorin energjinë ruse për të ngrohur shtëpitë, për të prodhuar rrymë dhe për të mbajtur në funksion fabrikat.
Perëndimi akuzon Rusinë se po përdor gazin si armë lufte, si shenjë hakmarrjeje për sanksionet që i janë vënë Moskës pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Moska, në anën tjetër, hedh poshtë këto akuza.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL/
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...