Greqia ka kthyer gjithsej 13 mijë e 980 emigrantë në shtetet e tyre në vitin 2017, njoftoi policia greke, transmeton Anadolu.
Nga Policia e Greqisë njoftuan se në muajin shtator janë kthyer 1.598 emigrantë nga vende të ndryshme, ndërsa numri i migrantëve të kthyer që nga fillimi i vitit arrin në 13 mijë e 980.
Siç theksohet, një mijë e tetë nga migrantët e kthyer në muajin shtator kanë qenë shtetas të Shqipërisë, 185 nga Pakistani, 90 nga Iraku, 61 nga Gjeorgjia, 54 nga Algjeria, 32 nga Maroku dhe 30 nga Irani.
Në deklaratën e policisë thuhet se një pjesë e të kthyerve janë deportuar nga ana e njësive greke të sigurisë, ndërsa një pjesë e kthimeve ka ndodhur përmes programeve të Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM) për kthim vullnetar.
Sipas të dhënave të Ministrisë greke të Politikave të Migrimit, në Greqi ndodhen mbi 60 mijë migrantë, prej të cilëve 14 mijë mbahen në ishujt përmes të cilave kanë hyrë në Greqi, në kuadër të marrëveshjes për migrantë mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE).
Nga ana tjetër, në kuadër të programeve për rivendosje, nga Greqia deri më sot mbi 20 mijë migrantë janë dërguar në shtetet e Evropës.
Komisioni Evropian ishte zotuar se do të pranojë 160 mijë migrantë nga Greqia dhe Italia në kuadër të një programi dyvjeçar, megjithatë, vetëm 29 mijë migrantë janë vendosur në shtete të ndryshme të BE-së deri në përfundimin e programit në muajin shtator.
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...