Google ADS

Greqia: Jemi pranë luftës me Turqinë

10:01 | 11 Mars 2018
Arbresh.info

“Jemi shumë pranë një incidenti fatal me Turqinë”. Ky është alarmi i dhënë nga ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos. Në një intervistë dhënë për francezen “Liberation”, Kamenos foli për tensionet mes dy vendeve dhe për ato që i quajti “agresione” të Turqisë.

“Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë, që nuk është territor vetëm i Greqisë, por është territor i Bashkimit Europian”,- tha ai.

U duk sikur vizita historike e Erdogan në Athinë më 7 dhjetor të vitit të kaluar hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, por jo.

Pak javë pas kësaj vizite, tensionet u ndezën edhe më fort, për të kulmuar me disa përplasje të anijeve ushtarake në Egje dhe rastin e dy ushtarëve grekë që mbahen të burgosur nga Turqia.

Ushtarët u kapën nga Turqia në territorin e saj. Greqia thotë se e kaluan kufirin gabimisht, ndërsa ministri i Jashtëm turk deklaroi për të përjavshmen gjermane “Die Zeit” se drejtësia turke po mundohet të kuptojë nëse ushtarët grekë e kaluan kufirin aksidentalisht apo qëllimisht./tetovasot/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme