Google ADS

Greqia i vendos sanksione Turqisë

01:41 | 15 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Greqia ka kërkuar të përgatisë një kuadër sanksionesh kundër Turqisë në rast se Ankaraja tenton të shkelë të drejtat sovrane të saj.
Kërkesa është bërë në kuadër të samitit të ministrave të jashtëm në Be, ku mes të tjerave, temë e bisedimeve ka qenë ndryshimi i statusit të Shën Sofisë, nga muze në xhami, si edhe deklaratat e Ankarasë për kërkime në Mesdheun Lindor, në një zonë detare të cilën Greqia e konsideron se ndodhet brenda ZEE të saj.
“Përshkallëzimi i shkeljes së ligjeve dhe autoritarizmit të Turqisë ishte në qendër të diskutimit tonë. Është dënuar me forcë shndërrimi i Shën Sofisë në xhami. Madje i është kërkuar Turqisë të rishqyrtojë dhe të ndryshojë vendimin e saj. U pa se kishte një konsensus të gjerë, pas kërkesës sonë, që të hartohet një listë me masa të mëtejshme, domethënë sanksione, të cilat do t’i lejonin BE-së të përgjigjet në mënyrë efektive nëse Turqia do të vazhdojë të shkelte ligjet. Sanksionet mund të përfshijnë: Pezullimin e negociatave të integrimit dhe financimin paraprak, anulimin e Bashkimit Doganor, pezullimin e financimit nga Banka Europiane e Investimeve dhe ndalimin e shitjes së armëve ndaj Turqisë”, thotë Nikos Dhendias, Ministër i Jashtëm i Greqisë.

“Ne theksojmë gjithashtu se veprimet e njëanshme turke, veçanërisht në Mesdheun lindor, të cilat bien ndesh me interesat e BE-së, me të drejtat sovrane të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, një monument të tillë emblematik si Shën Sofia në xhami. Ky vendim do të nxisë pashmangshmërisht mosbesimin, do të promovojë ndasi të reja mes bashkësive fetare dhe do të minojë përpjekjet tona për dialog dhe bashkëpunim. Greqia nuk ka të drejtë të flasë pasi Athina është i vetmi kryeqytet pa xhami, ndërsa ju bën presion dhe myslimanëve të Trakes”- është përgjigjur ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu, ndërsa ka deklaruar gjithashtu se do të fillojë dhënia e kontratave ndaj kompanive të huaja për të filluar eksplorimin e hidrokarbureve në zonën detare për të cilën Turqia nënshkroi me qeverinë e Tripolit në Libi”, tha Josep Borrel, Përfaqësuesi i Lartë i BE, për politikën e Jashtme.

Ndërsa gjithë forcat politike greke kanë dënuar sjelljen e Ankarasë, kryeministri Mitsotakis ka intensifikuar kontaktet diplomatike për këto dy çështje duke kontaktuar pasditen e së hënës edhe me presidentin e Këshillit Europian Charles Michel.

Orët e fundit shumë shtete të BE janë pozicionuar hapur ndaj vendimit të Turqisë për shndërrimin e Shën Sofisë në xhami, ndërsa edhe kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastasi, në një deklaratë për televizionin publik grek e ka karakterizuar këtë vendim si një sulm dhe një xhihad kulturor./lexo/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme