Greqia po kërkon nga Bashkimi Europian t’i vendosë sanksione Turqisë në lidhje me nisjen e kërkimit të gazit në Mesdheun Lindor. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se Turqia nuk po sfidon vetëm Greqinë dhe Qipron, por mbarë Bashkimin Europian.
Tensionet midis Greqisë, Turqisë dhe Qipros pritet të jenë në krye të axhendës së presidencës gjermane të Bashkimit Europian. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass takoi në Athinë homologun grek Nikos Dendias dhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.
Turqia kërkon me ngulm një pjesë të rezervave të gazit të zbuluara në Mesdheun Lindor dhe në mënyrë të njëanshme ka dërguar anijet për të kërkuar gazin në det. Këtë veprim Athina e konsideron një hallkë tjetër në zinxhirin e veprimeve agresive kundër saj, por edhe Qipros dhe gjithë Bashkimit Europian.
“Të sfidosh të drejtat sovrane të Greqisë dhe Qipros është të sfidosh ato të Europës”, tha gjatë takimit me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, kryeministri grek Mitsotakis, i cili nga ana tjetër kërkoi ndihmën e aleatëve për t’i vendosur sanksione Turqisë.
Ministri gjerman Mass i dënoi veprimet e Turqisë në Mesdheun Lindor dhe e paralajmëroi Ankaranë me sanksione, raporton ATSh.
“Duhet të respektohet e drejta ndërkombëtare dhe kjo është arsyeja pse përparimi në marrëdhëniet BE-Turqi do të jetë i mundur vetëm nëse Ankaraja ndalon provokimet në Mesdheun Lindor. Në të njëjtën kohë, brenda Bashkimit Europian shohim nevojën për dialog me Turqinë,” tha Mass gjatë një konference shtypi me homologun Dendias.
Greqia kishte propozuar vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë në samitin e fundit të udhëheqësve të BE-së, por aty rëndësi kryesore iu dha planit të rimëkëmbjes ekonomike dhe buxhetit afatgjatë. Ndërkohë në të kaluarën Turqia e ka kërcënuar BE-së me hapjen e kufijve dhe dërgimin e mijëra imigrantëve në dyert e Europës.
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...