Greqia ka hapur një kamp të ri emigrantësh në ishullin Samos.
Hapja e kampit të ri bëhet me qëllim të shpërndarjes së emigrantëve, transmeton portal arbresh.info
Objekti i ri kushtoi rreth 43 milion euro (50 milion dollarë). Ai do të strehojë deri në 3,000 njerëz, rreth një e treta e tyre në 240 shtëpi të vogla dhe pjesa tjetër në salla të mëdha, tha të shtunën Ministri i Migracionit dhe Azilit Notis Mitarakis, shkruan AP.
“Objekti i ri i mbyllur, i monitoruar ofron kushte shumë më të mira jetese, është jashtë kufijve të qytetit, dhe ka masa sigurie shumë të zgjeruara për të mbrojtur përfituesit, personelin, por edhe komunitetet lokale,” tha Mitarakis.
550 emigrantë që do të mbesin në objektin e vjetër, që dikur strehonte 7,500 njerëz në kushte të mjerueshme, do të transferohen në kampin e ri.
Greqia po përgatitet për një valë të re emigrantësh pasi talebanët pushtuan Afganistanin, megjithëse kryeministri Kyriakos Mitsotakis është zotuar të ndalë fluksin shumë kohë para se të arrijë në kufirin grek.
Greqia gjithashtu është e pasigurtë nëse Turqia, me të cilën duket se po zhvillohet një fazë e re e marrëdhënieve të tensionuara, do ta përdorë çështjen e emigrantëve për të ushtruar presion mbi Bashkimin Europian mbi refugjatët e strehuar atje.
Turqia është shtëpi e mbi 1 milionë refugjatëve sirianë, që janë larguar për shkak të luftimeve në Siri./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...