Greqia pritet të njohë “pasaportën e gjelbërt” të Izraelit, përmes së cilës do të lejojë turistët e vaksinuar izraelitë të bëjnë turizëm në vend.
Politika e re është vendosur të hyjë në fuqi të martën dhe do të përfshijë një kufi javor prej 10,000 izraelitësh që do të hyjnë në Greqi, transmeton portali arbresh.info
Izrael times shkruan se Izraeli është rihapur gradualisht në muajt e fundit, pasi kryesoi me fushatën e vaksinimit dhe uljes së numrit të të infektuarve me koronavirus, por zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar që udhëtimet ndërkombëtare mund të prezantojnë variante të reja të rrezikshme të virusit.
Portat e tokës dhe ajrit të Izraelit ishin mbyllur kryesisht që nga 25 janari, duke lënë mijëra njerëz jashtë vendit, në një përpjekje për të parandaluar variantet e reja të koronavirusit.
Izraeli ka krijuar një sistem të brendshëm “Green Pass” që lejon njerëzit që janë vaksinuar ose janë shëruar nga koronavirusi të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme, duke përfshirë ngrënien nëpër ambiente të mbyllura, shfaqje dhe ngjarje sportive.
Llojin e marrëveshjes me Greqinë, Izraeli e pret ta miratojë edhe me vendet tjera turistike.
Rusia, Italia, Republika Çeke, Lituania, Bullgaria, Greqia, Qiproja, Tajlanda dhe disa shtete të tjera të BE-së pritet që të lejojnë udhëtimin e izraelitëve të vaksinuar./arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...