Greqia goditet nga një tjetër tërmet

23:16 | 17 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Një tërmet me magnitudë 5.2 shkallë ka goditur ishullin grek të Lesbos, pranë bregur turk.

Përkundër fuqisë së tërmetit nuk janë raportuar dëmë materiale dhe viktima, transmeton portali arbresh.info

Instituti i Gjeodinamikës në Athinë ka deklaruar se tërmeti 22:50 sipas orës lokale dhe se epiqendra e tërmetit ka qene 31km në jug të qytetit të Mytilinit.

Lesbos dhe bregu i afërt turk u tronditën nga një tërmet me magnitudë 6.2 të hënën, ku la të vdekur një person dhe u zhvendosen rreth 800 persona.

Greqia shtrihet në një zonë të prirur posaçërisht nga tërmetet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme