Greqia raportoi sot se manovrat e gjera ndërkombëtare ushtarake të quajtura ”Aleksandri i Madh” mbyllën operacionet në ishullin grek të Skiros.
Operacioni shumë-kombësh u krye në mënyrë të përbashkët nga ushtritë e Greqisë, Francës e SHBA, ku u përfshinë një rang i gjerë taktikash operacionale dhe skenare zbarkimi në ishull.
Të premten grupe ushtarake nga të tre kombet simuluan rikapjen e ishullit nga një ushtri armike.
Ekspertët ushtarakë dhe diplomatët nga ushtria greke thanë se ky ishte një mesazh direkt ndaj atyre që kanë pretendime se ishujt grekë të detit Egje duhet të militarizohen, duke iu referuar kryesisht Turqisë.
Ambasada amerikane në Athinë postoi të premten disa foto të manovrave ku merrnin pjesë dhe marinsat e SHBA.
”Në manovra u kryen stërvitje të integruara të komandës dhe kontrollit në nivel batalioni mes marinsave të SHBA, forcave të armatosura greke dhe vendeve partnere aleate, në përmirësimin e gatishmërisë, përforcimit të marrëdhënieve dhe aftësive të dislokimit përkrah partnerëve”, tha ambasada e SHBA në Athinë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...