“Jemi shumë pranë një incidenti fatal me Turqinë”. Ky është alarmi i dhënë nga ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos.
Në një intervistë dhënë për francezen “Liberation”, Kamenos foli për tensionet mes dy vendeve dhe për ato që i quajti “agresione” të Turqisë.
“Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë, që nuk është territor vetëm i Greqisë, por është territor i Bashkimit Europian”, tha ai.
U duk sikur vizita historike e Erdogan në Athinë më 7 dhjetor të vitit të kaluar hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, por jo. Pak javë pas kësaj vizite, tensionet u ndezën edhe më fort, për të kulmuar me disa përplasje të anijeve ushtarake në Egje dhe rastin e dy ushtarëve grekë që mbahen të burgosur nga Turqia.
Ushtarët u kapën nga Turqia në territorin e saj. Greqia thotë se e kaluan kufirin gabimisht, ndërsa ministri i Jashtëm turk deklaroi për të përjavshmen gjermane “Die Zeit” se drejtësia turke po mundohet të kuptojë nëse ushtarët grekë e kaluan kufirin aksidentalisht apo qëllimisht./Top Channel
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin