Greqia thotë se është e gatshme të rihapë vendin vetëm për disa vizitorë të huaj mbas 15 qershorit.
Kryeministri Grek, Kyriakos Mitsotakis dhe Ministri i Turizmit, Harry Theoharis, njoftuan pas një dalje televizive planin për të filluar sektorin e turizmit të vendit, i cili përbën afërsisht 20% të PBB-së së Greqisë. Më 15 qershor, disa fluturime ndërkombëtare do të rifillojnë të sjellin turistë, por vetëm nga Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës. Në këtë fazë të parë, do të lejohen vetëm vizitorët nga vende specifike me shkallë të ulët infeksioni. Ministri Grek i turizmit tha se lista e vendeve do të publikohet deri në fund të këtij muaji, por përmendi Gjermaninë, Izraelin, Qipron dhe vendet e Ballkanit dhe Rajonet nordike si shembuj.
Më 1 korrik, pasi të jetë vlerësuar faza e parë, të gjitha aeroportet do të jenë të hapura për udhëtarët ndërkombëtarë nga të gjitha vendet me disa përjashtime të mundshme për vendet me shkallë të lartë infeksioni. Vizitorëve nuk do t’ju kërkohet të bëjnë ndonjë test të detyrueshëm për koronavirusin përpara se të hyjnë në vend dhe ata nuk do të duhet të qëndrojnë në karantinë. Megjithatë Greqia, do ta ruaj për ndonjë situatë specifike të drejtën e saj për t’i detyruar udhëtarët të bëjnë testimin e koronavirusit pasi të kenë mbërritur.
Disa detaje të tjera: Kryeministri grek njoftoi një paketë prej 24 miliardë eurosh (26 miliardë dollarë) për të rritur ekonominë e vendit dhe industrinë e turizmit. Plani përfshin, midis masave të tjera, uljen e TVSH-së në tarifat e transportit nga 24% në 13%. Theoharis tha se qeveria do të forcojë infrastrukturën shëndetësore dhe kapacitetin në destinacionet e turizmit popullor për të mbuluar çdo nevojë të mundshme. CNN / bota.al
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima