Turqia dhe Greqia ranë dakord të njohin reciprokisht certifikatat e vaksinave kundër koronavirusit (COVID-19), njoftuan ministrat e jashtëm të të dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).
“Marrëveshja që kemi arritur sot do të kontribuojë pozitivisht në mënyrë reciproke në sektorët tanë të turizmit”, tha ministri turk Mevlüt Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij grek Nikos Dendias në Athinë.
Turqia ka filluar të punojë për projekte konkrete me fokus në veprim dhe bashkëpunim me palën greke dhe të dy vendet kanë arritur konsensus për 25 pika në listën e fushave të bashkëpunimit, tha Çavuşoğlu.
Ai tha se Turqia është e gatshme për dialog dhe bisedime pa asnjë parakusht për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë.
“Ne ramë dakord për të zgjidhur mosmarrëveshjet brenda kornizës së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, ligjit ndërkombëtar dhe respektimit të interesave të ndërsjellë”, tha ai.
Dendias, nga ana tjetër, deklaroi se në takimin me homologun turk kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe marrëdhëniet BE-Turqi.
Para takimit me homologun e tij grek, kryediplomati i Turqisë u takua gjithashtu me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
“Rigjallërimi i kanaleve tona të dialogut është një hap pozitiv. Përmirësimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona”, tha Çavuşoğlu në Twitter.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...