Ministritë shqiptare dhe greke të Mjedisit kanë rënë dakort që të punojnë së bashku për të krijuar parkun e parë ndërkufitar të lumit “Vjosa” që përshkon të dy vendet.
Pas një takimi të Ministrit grek të Mjedisit Kostas Skrekas me Ministren shqiptare Mirela Kumbaro në Athinë është njoftuar krijimi i një komiteti ndërkfufitar për të punuar në këtë drejtim.
Zyra Rajonale e Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) njoftoi tetorin e vitit të shkuar përgatitjen në anën greke të 4 studimeve mbi mbrojtjen më të mirë të pellgut ujëmbledhës të lumit “Vjosa” dhe promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar për një park ndërkufitar Greqi- Shqipëri.
Qeveria shqiptare nga ana e saj është angazhuar së fundmi për të shpallur brenda këtij viti rrjedhën e lumit Vjosa me degët e saj në territorin shqiptar, një Park Kombëtar .
Si në anën greke dhe atë shqiptare shqetësimet e organizatave mjedisore janë lidhur vecanërisht me projekte të devijimit të rrjedhës së lumit “Vjosa” dhe projekteve për ndërtimin e hidrocentraleve.
Lumi “Vjosa” ka një gjatësi prej rreth 272 km , prej të cilave 80km në territorin grek dhe rreth 192 km brenda territorit shqiptar dhe konsiderohet “lumi i fundit i egër i Evropës” për shkak të mosndërtimit të veprave hidrike në rrjedhën e lumit./voa
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...