Greqia dështon të paguajë borxhin

08:22 | 1 Korrik 2015
Arbresh.info

Greqia ka dështuar të paguajë borxhin prej 1.6 miliard euro Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), disa orë pasi ministrat e eurozonës refuzuan të zgjerojnë pakon e ndihmës financiare.

Ministrat thonë se do të diskutojnë të mërkurën një kërkesë të minutës së fundit të bërë nga Greqia për një ndihmë dy vjeçare.

Greqia është vendi i parë i zhvilluar që ka dështuar të paguajë kredinë e marrë nga FMN dhe tani formalisht është në vonesë.

Ka zëra se kjo do të çojë Greqinë në daljen nga eurozona. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme