Greqia ka marrë vendimin këtë të mërkurë për të dëbuar 12 diplomatë rusë nga vendi.
Lajmi u bë publik nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, i cili theksoi se këta diplomatë janë persona ‘non grata’ në Greqi, ndaj duhet të largohen nga vendi brenda pak ditësh. Njoftimi iu bë dhe ambasadorit rus në Athinë, ndërsa pritet të publikohen emrat dhe detyrat e secilit prej tyre.
Që prej fillimit të luftës në Ukrainë, Athina zyrtare ka dhënë mbështetje të hapur pro Kievit, madje ka dërguar edhe armë në vendin e sulmuar prej ushtrisë ruse, ndërkohë që Moska ka kërcënuar hapur se do të hakmerret.
Marrëdhëniet ruso-greke ndodhen në pikën e tyre më të keqe të 100 viteve të fundit, dhe duket se kjo atmosferë do të zgjasë për shumë kohë. Qeveria e Kyriakos Mitsotakis ka qenë e vendosur për t’u pozicionuar hapur pro Kievit dhe SHBA në krizën ukrainase, pavarësisht sondazheve të kohëve të fundit që evidentojnë mos pajtim të një pjese të opinionit grek që vazhdon të shohë me simpati Rusinë.
Shtetet europiane dhe SHBA-ja kanë dëbuar dhjetëra diplomatë rusë ditët e fundit, në kohën kur Rusia po akuzohet për krime lufte në Ukrainë.
Një ditë më parë, ministri i jashtëm Italian, Luigi Di Maio njoftoi dëbimin e 30 diplomatëve rusë nga vendi, një hap ky, i hedhur sipas tij për arsye të lidhura me sigurinë kombëtare.
Nuk vonoi shumë që të mbërrinte reagimi i Kremlinit. “Do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Dëbimi i diplomatëve tanë dëshmon qartë mungesën e largpamësisë europiane”, ishte komenti i tij.
Danimarka e Suedia po ashtu iu bashkuan aleatëve të BE-së, përfshirë Gjermaninë, Francën e Spanjën që kanë detyruar më shumë se 120 diplomatë rusë të bëjnë gati valixhet 48 orët e fundit.
Dëbimet vijnë në mesin e indinjatës ndërkombëtare që shkaktuan vrasjet në qytetin ukrainas të Buchas. qeveria daneze foli për brutaliteti të hapur rus kundër civilëve në Bucha, e theksoi se sulmet e qëllimshme kundër civilëve përbëjnë krime lufte./TopChanel/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?