Ndonëse pa bërë shumë jehonë, Greqia ka hequr një tjetër kufizim që rridhte nga programi i mbikëqyrjes financiare.
Fundi i procesit “mbikëqyrja e forcuar” nga kreditorët e BE-së do të thotë se vendi nuk do të përballet me kontrollet e financave të tij për të marrë fonde për lehtësimin e borxhit.
“Një cikël 12-vjeçar që kishte shkaktuar dhimbje tek qytetarët, bllokim të ekonomisë dhe përçarje të shoqërisë po mbyllet. Nga sot, një horizont i pastër zhvillimi, uniteti dhe prosperiteti po shfaqet për të gjithë”, u shpreh Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.
Por për ekspertët, problemet nuk kanë mbaruar.
“Unë e kuptoj se programi na ndihmoi për të arritur një balancë të financave tona. Por kur bëhet fjalë për jetën reale ka probleme të rëndësishme që mbeten. Mes tyre janë ata që kanë të bëjnë me burokracinë, që kanë lidhje me vonesat në drejtësi. Kur bëhet fjalë për këtë të fundit ka shumë vonesa në dhënien e vendimeve dhe madje shumë korrupsion”, tha Panagiotis Karkatsoulis, ekspert ekonomie.
Sidoqoftë, ky gur kilometrik shënon fiks 4 vjet nga fundi i programit ndërkombëtar të huasë që la grekët të gjunjëzuar, por sërish anëtarë të Bashkimit Evropian dhe të monedhës së përbashkët, euros./euronews.al/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?