Google ADS

Greqia bllokohet nga greva e përgjithshme

15:57 | 28 Nëntor 2018
Arbresh.info

Si pasojë e grevës së përgjithshme, trafiku në kryeqytetin grek Athinë është bllokuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Konfederata e Sindikatave të Punëtorëve në Greqi (GSEE) dhe Sindikata e Frontit të Punëtorëve Luftëtarë (PAME) bëri thirrje për grevë, ndërsa në Athinë dhe Selanik u organizuan protesta.

Punonjësit kanë protestuar për buxhetin e vitit 2019 në Greqi, vendi i cili doli nga paketa e shpëtimit në muajin gusht, ndërsa marshuan për rritjen e pagës minimale që ishte reduktuar ndjeshëm për shkak të masave shtrënguese dhe rikthimin e të drejtave të marrëveshjeve kolektive.

Qendra e qytetit u mbyll për trafik ndërsa demonstrata zgjati rreth 3 orë dhe përfundoi pa incidente.

– Trafik intensiv në Athinë

Për shkak të grevës në Athinë, të gjitha mjetet e transportit publik u ndaluan, ndërsa autobusët qarkulluan vetëm në orët e caktuara. Për shkak të ndërprerjeve, trafiku në kryeqytet erdhi deri në pikën e ndalimit.

Për shkak të grevës 24 orëshe të punonjësve hekurudhor dhe të porteve, u anuluan edhe shërbimet hekurudhore dhe detare.

Gjithashtu edhe për shkak të grevës një ditore të gazetarëve që u organizua dje nuk u transmetuan lajmet në televizonet, ndërsa sot nuk dolën gazetat.

Në vend edhe para dy javësh punonjësit publik kishin shkuar në grevë për rritje të pensioneve.

Pas përfundimit të paketës 8 vjetore shpëtuese me muajin gusht të këtij viti, ka patur rënie të konsiderueshme në pagat e punonjësve dhe të pensionistëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme