Edhe pse disa vende po mundohen të ulin numrin e ditëve të punës për të rritur produktivitetin, Greqia duket se po ndjekë një tjetër linjë.
Athina zyrtare ka caktuar një javë pune gjashtë-ditore për industri të caktuara në një përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike.
Legjislacioni i ri, që ka hyrë tashmë në fuqi, u lejon punonjësve të punojnë deri në 48 orë në javë në krahasim me 40. Ai zbatohet vetëm për bizneset që operojnë në baza 24-orëshe dhe është opsionale për punëtorët, të cilët paguhen 40% shtesë për punën jashtë orarit që bëjnë.
Shpresohet se plani javor i punës gjashtë-ditor i Greqisë do të ndihmojë në luftimin e punës së padeklaruar që çon në evazion fiskal. Bizneset turistike dhe industria ushqimore nuk përfshihen në këtë ligj.
“Direktiva për kohën e punës” e BE-së kërkon që shtetet anëtare të garantojnë një kufi 48 orësh për orët javore të punës, duke përfshirë edhe orët jashtë orarit.
Megjithatë, masa e qeverisë greke është në kundërshtim me kulturën e vendit të punës gjetkë në Evropë dhe SHBA, ku modelet e punës katër-ditore po bëhen më të zakonshme.
Firmat që miratojnë këto politika zakonisht argumentojnë se duke punuar më pak orë në të vërtetë rrit produktivitetin dhe mirëqenien e stafit.
Provat e një jave katër-ditore në Islandë u konsideruan një “sukses dërrmues” dhe çuan në lëvizjen e shumë punëtorëve në orë më të shkurtra, sipas studiuesve, të cilët pretenduan se produktiviteti mbeti i njëjtë ose i përmirësuar në shumicën e vendeve të punës.
/abcnews.al
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...