Google ADS

Greqia bëhet gati për ‘pasaportën ‘ Covid-19

23:22 | 11 Janar 2021
Trina Galanxhi

Ministri grek i turizmit, Harris Theocharis ka njoftuar rregullat e reja të turizmit që do të aplikohen në vend deri në fund të pandemisë.

Sipas tij, në Greqi do të pranohen dy lloje turistësh, ata të vaksinuar dhe ata të pavaksinuar, por për ata që janë vaksniuar nuk do të aplikohet karantinë dhe nuk do të ketë kërkesë për test, transmeton portal arbresh.info

Për ata që nuk marrin vaksinën, Greqia do të zgjerojë masat e kontrollit të kufirit. Ekziston gjithashtu një plan gjithëpërfshirës për të mbështetur kompanitë dhe punëtorët e prekur nga kriza epidemiologjike.

“Të gjithë ata që janë vaksinuar në Greqi do të marrin një certifikatë dixhitale,” tha Theocharis.

“Diskutohet gjithashtu njohja e ndërsjellë e certifikatave ndërmjet vendeve të nisjes dhe destinacionit. Vaksinimi ka përfitime të mëdha, sepse grekët do të bëhen më të sigurt”, shtoi ai.

Në një intervistë për “Protothema”, Teoharis gjithashtu tha se vaksinimi do të ndikojë në rezervimet turistike nga vendet për të cilat ata janë të interesuar, përkatësisht Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe vendet tjera europiane.

Probabiliteti që njerëzit e vaksinuar të marrin koronavirusin është shumë i vogël, shpjegoi ministri grek, kjo është arsyeja pse vendi nuk planifikon t’i testojë dhe karantinojë ata. Për ata turistë që nuk janë vaksinuar, masat do të varen nga rrjedha e vaksinimit dhe situata epidemiologjike në vendet nga vijnë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme