Qeveria greke njoftoi masa shtesë në përballimin e pandemisë së COVID-19 në Greqi. Duke filluar nga data 6 mars deri më 16 mars do të futen në karantinë një sërë zonash duke përfshirë Atikën, Akainë, Arkadinë, Selanikun, Larisën, Lefkadën jashtë Meganisi, Fthiotida, Argolida, Korinth, Thesprotia, Arta, Samos, Boeotia, Chios, Etoloakarnania, Rodos, Evia jashtë Skyros si dhe Komunat e Kalymnia.
Për të dalë nga banesa gjatë karantinës apo për të lëvizur nga një qytet në tjetrin duhet marrë leje me SMS. Në zonat e kuqe ndalohet lëvizja nga ora 21.00 deri në 05.00 të mëngjesit, ndërsa në zonat me nivelin e rrezikut shumë të lartë nga ora 19.00 deri në 05.00 të mëngjesit.
Përjashtim bën vetëm Rajoni i Atikës dhe Njësisë Rajonale të Selanikut, ku ndalimi i trafikut gjatë ditëve të javës (nga e hëna në të premte) ndalohet nga ora 21:00 deri në 05.00 të mëngjesit, për shkak të natyrës metropolitane të këtyre zonave.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...