Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në zonën detare në jug të ishullit të Rodosit. Sipas Institutit Gjeologjik të Athinës, tërmeti kishte një intensitet prej 5.2 ballë të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit, që është regjistruar në 14:39 me orën greke, ka qenë në një thellësi prej 10 km.
Tërmeti është ndierë në të gjithë ishullin e Rodosit, por edhe në ishujt përreth, si Karpathos, Halki dhe Tilos.
Sipas sizmiologëve, tërmeti është shkaktuar në harkun sizmik të zonës së jugut të Rodosit, i njohur për lëkundje të fuqishme tërmeti herë pas here.
Sipas organeve lokale nuk ka referime për viktima në njerëz apo dëme materiale, ndërsa janë regjistruar edhe lëkundje të tjera me intensitet më të ulët.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...