Marrëveshja e Prespës dhe rëndësia e zbatimit të saj konsistent me vullnet të mirë, si dhe integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane dhe transatlantike janë pjesë e kumtesës së përbashkët pas raundit të dytë të dialogut strategjik mes SHBA-së dhe Greqisë.
Dialogu strategjik, siç kumtojnë, e konfirmon dëshirën e ndërsjellë të Greqisë dhe SHBA-së për thellimin e bashkëpunimit në disa sfera siç janë bashkëpunimi rajonal, mbrojtja dhe siguria, lufta me terrorizmin, tregtia dhe investimet, energjetika dhe lidhjet mes njerëzve, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Në pjesën e dedikuar bashkëpunimit rajonal, të dyja palët i kanë ndarë qëndrimet për Mesdheun Lindor, Detin e Zi dhe Ballkanin Perëndimor, duke theksuar vizionin e tyre të përbashkët për rajon të qetë dhe të prosperuar, ndërsa e përmendin edhe Marrëveshjen e Prespës.
“E përsëritën vendosmërinë e tyre për mbështetje të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane dhe transatlantike, sipas zgjedhjes së popujve të tyre. Ata e panë se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe zgjidhja e qetë e kontesteve janë çelës për arritjen e këtij qëllimi. Sipas kësaj, të dyja qeveritë e konfirmojnë qëllimin e tyre që ta mbështesin sundimin e së drejtës dhe institucionet demokratike në rajon. Ata gjithashtu u angazhuan që ta promovojnë kulturën e kompromisit dhe pajtimit. I theksuan përpjekjet e Greqisë për atë qëllim, duke potencuar hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, ndërsa e nënvizuan rëndësinë e zbatimit të saj konsistent me vullnet të mirë”, shkruan në kumtesën e përbashkët në pjesën që ka të bëjë me bashkëpunimin rajonal.
Raundi i dytë i dialogut strategjik mes Greqisë dhe SHBA-së u mbajt dje në Athinë, në praninë e përfaqësuesve të lartë nga të dyja vendet.
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...