Google ADS

Greqi, sekuestrohen 6,5 kg heroinë

22:50 | 25 Maj 2018
Trina Galanxhi

Autoritetet e portit të Igumenicës në Greqi kanë sekuestruar 6,5 kg heroinë ndërsa në pranga janë vënë dy persona të huaj të moshës 41 dhe 48 vjeç.

Shtetësia e të arrestuarve nuk është bërë e ditur për arsye të hetimit.

Sipas njoftimit të policisë bregdetare greke, droga u gjet e fshehur në brendësi të shasisë në pjesën e prapme të automjetit me të cilin udhëtonin ata të dy. Merita për zbulimin e heroinës i përket qenit të specializuar “Lassie”, që “tregoi” se ku ishin fshehur 13 paketat të mbështjella me natriban.

Vetëm pak ditë më parë, në Igumenca ishte sekuestruar një tjetër sasi heroine me peshë 6,1 kilogramë dhe ishte arrestuar një shtetas spanjoll me origjinë shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme