Akropoli dhe thuajse pjesa më e madhe arkeologjike e antikitetit grek nuk mund të vizitohet nga turistët gjatë këtyre ditëve, pasi rojet kanë hyrë në greve. Ata kërkojnë nga qeveria kushte më të mira pune dhe paga më të larta. Por nga kjo situatë viktimat e mëdha janë turistët e ardhur nga vende të ndryshme të botës që kanë mbetur të zhgënjyer nga kjo situatë.
Rojet e pasurive të antikitetit grek kanë nisur një greve të hënën, e cila ndalon turistët të vizitojnë vendet e famshme akrkeologjike përfshirë edhe tempillin e Partenonit në Kodrën e Akropolit. Rojet protestojnë për kushtet e punës dhe pagat, ku kërkojnë garancinë e qeverisë së majtë për pagesat e punës jashtë orarit dhe pagesat e ditëve të pushimit. Ata gjithashtu i kërkojnë qeverisë të mbajë premtimin për punësimin e 200 rojeve me kontatë të palimit, para nisjes së sezonit të verës. Turistët të hënën kishin mbetur jashtë portave të mbylluara të Akropolit, ku sigurisht në bazë të kushteve u poërpoqen të shishojnë pauritë arkeologjike greke. Ata fotografuan koloant e mermerit nga fudni i kondres pavarësisht distancës.
“Për në kjo është si të thuash një herë në jetë dhe sigurisht që nuk e di nëse do të mundem të rikthehem ndonjëherë. Jam shumë e zhgënjyer që nuk do ta arrij ta shoh sot”, thotë Kris që ka ardhur nga Tennessee i SHBA.
“Unë nuk besoj se do të kthehem ndonjëherë këtu, sepse në Greqi me sa duket nuk i dihet kurrë çfarë të pret”, thotë Ute, mesuese nga gjermania.
Ministria e Kulturës Greke u ka bërë thirrje rojeve të beraktisin grevën dhe të nisin punën. Ministrat e Financave të zonës euro do të takohen të hënën për të diskutuar rishikimin e e paktes së shpëtimit të Greqisë. Athina duket se është e lodhur nga shtatë vitet e e masave shtrënguese, të cilat duket se recesionin e kanë kthyer në një depresion të madh.
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...