Zjarri në kampin më të madh të refugjatëve në Europë dhe vdekja e një gruaje si pasoje e tij ka qenë “pika e fundit që derdhi gotën” për Athinën zyrtarë, që tashmë këmbëngul se bëhet fjalë për një krizë ku përfshihen emigrantë të ardhur nga brigjet turke dhe jo refugjate nga zonat e luftës ,kryesisht nga Siria.
Ndaj tek masat kryesore që ka miratuar mbrëmjen e së hënës vihet re lehtësimi i kampeve në ishujt grekë dhe përshpejtimi i procedurave të dhënies së azilit politik tek refugjatët siriane.
Pjesa tjetër e masave ka të bëjë me:
-Përforcimin e ruajtjes së kufijve
-Ndërtimin e qendrave të mbyllura të pritjes për ata emigrantë që vijne ilegalisht, që nuk kanë të drejtën e azilit ose që ju hidhet poshtë kjo kërkesë.
– Rritjen e numrit të kthimeve në Turqi apo vendet e treta me 10000 persona deri në fund të vitit 2020
-Krijimi i një liste me vendet e ashtuquajtura të “sigurta”.
Komisioneri Europian për Emigracionin Dimitris Avramopoulos që ka vizituar presidentin grek ka shprehur mbështetjën e Brukselit, ndërsa është pozicionuar për çështjen edhe ambasadori amerikan.
“Rritja e mbërritjeve në Greqi javët e fundit ka shkaktuar një presion të madh në një sistem tashmë tepër nën presion dhe po krijon kushte të paqëndrueshme. Komisioni Europian është i përkushtuar që menjëherë të ndihmojë autoritetet greke në zbatimin e masave emergjente për të lehtësuar situatën”- tha Mina Antreeva, zëdhënëse e BE.
“SHBA vazhdojnë të theksojnë se kriza e emigrantëve dhe refugjatëve nuk është problem mes Greqisë dheTurqisë. Ky është një problem i BE me Turqinë dhe duhet të ndahet barra e tij mes 27 anëtarëve të BE-së”- tha ambasadori i SHBA.
Sipas ministrit plotësues të Rendit fluksi i sivjetshëm i emigrantëve është rritur me 200% më shumë se viti i kaluar. Gjithashtu qeveria do të zbatojë një plan të financuar nga Komisioni Europian duke strehuar mbi 40000 refugjatë në shtëpi me qira dhe 16000 të tjerë nëpër hotele të ndryshme.
Ndërsa priten në Ankara dhe Athinë ministrat e Jashtëm të Francës dhe Gjermanisë, zëdhënësi i qeverise në Berlin ka ripërsëritur se duhet të rritet numri i refugjatëve që kthehen në Turqi pasi u mohohet e drejta e azilit./tch/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...