Google ADS

Greqi, protesta kundër masave shtrënguese

19:54 | 1 Mars 2017
Trina Galanxhi

Rreth 1,500 njerëz janë mbledhur për të protestuar kundër masave shtrënguese jashtë në hoteli në Athinë, ku zyrtarët grekë janë duke mbajtur bisedime për ndihmë nga kreditorët.

Protesta e të mërkurës është organizuar nga Partia Komuniste, e cila kundërshton ndihmat financiare që po i janë dhënë Greqisë që nga viti 2010, transmeton portali arbresh.info.

Vëzhguesit nga kreditorët e Bashkimit Evropian të Greqisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë rifilluar bisedimet në Athinë.

Inspektorët e shpëtimit po kërkojnë ndryshime të pensioneve dhe taksave, ndërkohë qeveria thotë se do të sigurojë shkurtimet e mëtejshme duke premtuar edhe kompensim. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme