Policia e Greqisë ka njoftuar sot se i ka arrestuar 8 vetë, përfshirë 6 shtetas të Serbisë, lidhur me vrasjen e një turisti amerikan, i cili ishte rrahur për vdekje në një përleshje në një restorant në ishullin Zante.
Policia tha se dje i ka arrestuar serbët pas pamjeve një incizimet e kamerave. Policia, po ashtu, e ka arrestuar bufetierin grek dhe një rojtar britanik me origjinë nga Serbia.
Të tetë personat janë të dyshuaarr se e kanë rrahur për vdekje 22 vjeçarin, afrikano-amerikan, Bakari Henderson, gjatë orëve të hershme të mëngjesit të djeshëm në një pushimore në fshatin, Laganas.
Policia tha se Henderson ishte me një grup të shokëve, që kishin pasur mospajtime me serbët.
Autoritetet thanë se të dy grupet kishin konsumuar alkool në sasi të mëdha.
Henderson pësoi lëndime serioze në kokë dhe ishte shpallur i vdekur pasi ishte dërguar në spital.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?