Greqi, përplasje në ishuj rreth kampeve të reja të migrantëve

11:20 | 25 Shkurt 2020
Arbresh Info

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat që u mblodhën të martën herët për të parandaluar mbërritjen e anijeve

Përleshjet shpërthyen gjatë natës në ishujt grekë Lesbos dhe Chios, ku banorët u përpoqën të parandalojnë ardhjen e policisë dhe makinave gërmuese që do të përdoren për të ndërtuar kampe strehimi për emigrantët.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat që u mblodhën të martën herët për të parandaluar mbërritjen e anijeve.

Qeveria e Greqisë thotë se do të ecë përpara me planet për ndërtimin e objekteve të reja në tokën e përvetësuar dhe ka premtuar se do të zëvendësojë kampet ekzistuese ku janë përkeqësuar kushtet e mbipopullimit në muajt e fundit.

Shumë banorë të ishullit dhe autoritetet lokale kundërshtojnë me forcë planin, duke argumentuar se migrantët dhe azilkërkuesit duhet të zhvendosen në territorin grek./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme