Pjesa më e madhe e Greqisë po përjeton ditën më të keqe të vitit , për shkak të një vale moti me reshje të dendura shiu , stuhi dhe reshje bore në zonat malore.
Moti i keq fillimisht ka goditur zonat perëndimore në kufi me Shqipërinë si dhe ishujt e detit Jon ku janë regjistruar edhe përmbytje, ndërsa më pas kjo valë ka përfshirë edhe Peloponezin dhe gjithë periferinë e Athinës.
Në pjesën e Greqisë kontinentale lumi Aheronta ka dalë nga shtrati në shumë vende duke shkaktuar përmbytje, ndërsa janë shembur edhe urat në zonën Skandalo apo edhe në Gotistën e vogël të Janinës .
Në zonën detare të ishullit të Korfuzit fuqia e erës ka shkuar në 12 ballë, ndërsa në ishullin e Zakinthos ka pasur në shumë fshatra e rrugë përmbytje dhe rrëshqitje dheu.
Prej dje në mbrëmje Organi i Mbrojtjes Civile ka dërguar mesazhe urgjente paralajmërimi tek banorët e këtyre zonave, por edhe të pjesës jugore të Athinës për fenomene të tejskajshme atmosferike .
Për shkak të motit të keq janë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike të periferive jugore të Athinës, pasi erërat e forta deri në 9 ballë kanë këputur kabllot e shtyllave të tensionit të lartë.
Ndërkohë reshje bore janë regjistruar në zonat malore pranë Janinës si dhe në Follorinë, Kostur e Kozan.
Për orët në vijim parashikohen përsëri reshje të dendura ndërsa moti i keq do të përfshijë përveç pjesës kryesore të Greqisë kontinentale edhe zonat e krahinave të Maqedonise Qendrore, Lindore ,Traken dhe ishujt e Egjeut verilindor./tch/
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër