Google ADS

Greqi: Përdhunohet pastruesja shqiptare, shpëtohet pas 9 orësh

00:28 | 21 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Një pastruese shqiptare, e moshës 50-vjeçare ka përjetuar 9 orë makth pasi u përdhunua nga një shtetas bullgar në Petralona të Greqisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës, kur gruaja kishte shkuar për të pastruar në një pallat dhe 37-vjeçari e futi me dhunë në banesë, sulmoi atë duke abuzuar seksualisht.

50-vjeçarja u mbajt e mbyllur brenda në dhomë që prej orës 8:00 e mëngjesit të së shtunës, deri në orën 17:00, shkruajnë mediat greke.

Shqiptarja ia doli të shpëtonte nga duart e tij nga ballkoni duke kaluar në banesën tjetër dhe filloi të kërkonte për ndihmë. Banorët e tjerë e ndihmuan duke telefonuar policinë, por autori arriti t’ia mbathte.

Në lidhje me rastin, mbrëmjen e djeshme, banorët e zonës kanë dalë në rrugë duke bërtitur me parulla për mbrojtjen e grave që bien pre e abuzimit seksual./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme