Google ADS

Greqi: Nuk ka azil për migrantët që vijnë përmes Turqisë

23:26 | 7 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Njerëzit nga Afganistani, Bangladeshi, Pakistani dhe Siria nuk do të lejohen të kërkojnë azil në Greqi nëse ata hyjnë në vend përmes Turqisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri grek i Migracionit Notis Mitarachi, trasmeton portali arbresh.info

“Ky është një hap i rëndësishëm në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit të lidhur me trafikimin njerëzor,” tha Mitarakis, duke shtuar se Turqia është një vend i sigurt ku njerëzit mund të kërkojnë azil.

Politika e re bazohet në një marrëveshje të vitit 2016 midis Turqisë dhe BE, sipas së cilës Turqia kërkon të luftojë migracionin e paligjshëm në BE dhe Greqia lejohet të dërgojë migrantë në Turqi që vijnë në ishujt e Egjeut pa leje.

Burimet e Rojës Bregdetare Greke thanë se njoftimi i fundit duhet t’u bëjë të qartë individëve nga ato vende që ata nuk do të lejohen të hyjnë në BE pa leje paraprake.

Numri i migrantëve që jetojnë në kampe refugjatësh në ishujt grekë është në rënie. Të dhënat e fundit tregojnë se më pak se 9,000 njerëz jetojnë në ishujt Lesbos, Chios, Kos, Leros dhe Samos. Vitin e kaluar, ky numër ishte më shumë se 40,000./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme