Komuniteti në Agrinio është shokuar nga një vrasje e ndodhur së fundmi. Raportohet se një 35-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij 57-vjeçare, ndërsa ka plagosur edhe gjyshen .
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në zonën e spitalit të vjetër në orët e para të së martës dhe aktualisht në vendngjarje ndodhen forca policore. Të njëjtat informacione thonë se Policia është njoftuar nga gjyshja e plagosur e autorit të dyshuar, e cila edhe pse e gjakosur ka gjetur forcën dhe ka thirrur Autoritetet.
Në zonë ka trazira të mëdha mes fqinjëve dhe familjes, ndërsa sipas të njëjtave informacione, Policia tashmë po punon për arrestimin e autorit të dyshuar./abcnews.al/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...