Google ADS

Greqi: Gjenden 90 emigrantë në një kamion

21:51 | 11 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Policia greke ka bërë të ditur se ka arrestuar një trafikant i cili po bartë 90 emigrantë me kamionin e tij.

Kamioni është inspektuar jashtë qytetit grek të Selanikut të premten në mëngjes dhe është arrestuar një shtetas grek 55 vjeçar, transmeton portali arbresh.info

Emigrantët të cilin kishin kaluar nga Turqia, kishin paguar rreth 1,800 euro për t’u transportuar në Athinë.

Policia ka bërë të ditur se ata ishin kryesisht nga Iraku, Eritrea, Etiopia, Kongo dhe Irani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme