Google ADS

Greqi, arrestohet i dyshuari për sulmin me bombë ndaj ish kryeminstrit

22:22 | 28 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Policia greke arrestoi një person të dyshuar për sulmin me bombë ndaj ish-kryeministrit të vendit në maj të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

I dyshuari 29-vjeçar, emri i të cilit nuk u publikua, u arrestua të shtunën në mëngjes.

Ish kryeministri grek, Lucas Papademos (70), pësoi lëndime serioze të kofshës dhe trupit, kur në maj të vitit të kaluar hapi “letrën bombë” në automjetin e tij.

Ai kaloi më shumë se një muaj në trajtim. Dy persona të tjerë u plagosën më lehtë në shpërthimin e bombës.

Papademos ishte kryeministër për gjashtë muaj në periudhën 2011- 2012 dhe gjithashtu është ish-zëvendësguvernator i Bankës Qendrore Evropiane.

Policia shtoi se i dyshuari mund të ketë qenë i përfshirë edhe në dërgimin e një “pakete bombë” në mars të këtij viti në Ministrinë e Financave të Gjermanisë dhe në zyrën e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris, ku në një shpërthim të dobët u plagos një person.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme