Në Greqi situata nga koronavirusi paraqitet e rënduar.
Kështu në 24 orët e fundit janë shënuar 4307 raste të reja me koronavirus, si dhe kanë humbur betejën me covid edhe 52 persona. Sakaq numri i qytetarëve që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 16 295.
Në të njëjtën kohë, në Repartet e Kujdesit Intensiv ndodhen 470 pacientë të intubuar. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç prej të cilëve 81.5% kanë sëmundje bashkëshoqëruese.
Nga pacientët e intubuar, 382 (81.28%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 88 (18.72%) janë plotësisht të vaksinuar.
Mosha mesatare e personave të infektuar është 38 vjeç, ndërsa mosha mesatare e vdekjes është 78 vjeç./tch/
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...