Autoritetet greke kanë bërë me dijeni se numri i rasteve me koronavirus në vend është rritur me 21 raste të reja orët e fundit duke e çuar numrin e të prekurve në 31.
Rritja e rasteve ka ardhur pas zbulimit të një rasti mes një grupi turistësh që vizituan Jeruzalemin dhe 21 nga 24 prej tyre pasi kryen analizat u gjendën pozitivë nga COVID 19.
Nga të gjithë të prekurit, vetëm një 67-vjeçar trajtohet në spitalin e Patrës në gjendje të rëndë, në dhomat e izoluara të këtij spitali. Ndërkohë, profesori i sëmundjeve infektive, përgjegjës për koronavirusin në Greqi , profesor Sotiris Tsiodras ka deklaruar se priten përfundimet e analizave dhe për 400 persona të tjerë dhe se numri i rasteve do të rritet akoma më shumë në javët e ardhshme.
Gjithashtu specialistët grekë theksojnë se pavarësisht rritjes së rasteve, qytetarët kanë për detyrë të marrin masa çdo ditë në mënyrë që të kufizohet sadopak rreziku i shpërndarjes, pasi përndryshe pasojat në sistemin e shëndetësisë në vend si dhe në ekonomi do të jenë kolosale. Autoritete në vend kanë mbyllur përkohësisht shkollat në tre prefektura dhe nuk përjashtohet mundësia e mbylljes të gjithë shkollave në vend.
Ndërkohë të shqetësuara presin organet lokale në Korfuz anijen turistike MSC Opera, në te cilën ndodhet një person që është prekur me virusin në fjalë. Bëhet fjalë për anije që është nisur para 11 ditësh nga Gjenova e Italisë, me destinacion Iraklion e Kretës dhe më pas Korfuzin.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...