Emisari amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell i ka reaguar raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.
Ai i ka thënë asaj që në vend se të kritikojnë çdo gjë që bën Administrata Trump për të normalizuar marrëdhënies mes Kosovës e Serbisë, të koncentrohen në një gjë që është dashur ta bëjnë deri tani, të hiqen vizat për Kosovën, transmeton portali arbresh.info.
“Viola, në vend se të kritikosh çdo gjë që bën Administrata Trump për të ndihmuar normalizuar ekonomitë e Kosovës dhe Serbisë, pse nuk koncentroheni në gjënë që është dashur ta bëni: vizat për Kosovën. Jeni ankuar për të tjerët për 20 vjet. Bëjeni pjesën tuaj!”, shkroi në Twitter Grenell.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, nuk po i beson deklarimeve të të Dërguarit Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenellin, se ideja e shkëmbimit të territoreve nuk është e presidentit Donald Trump, por e ish-këshilltarit të tij, John Bolton. Këto ajo i ka quajtur përralla./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë