Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell ka folur për gjendjen shëndetësore të presidentit Donald Trump, duke thënë se ai është mirë dhe se ka vetëm simptoma të lehta.
Në një prononcim për të përditshmen gjermane, “Bild”, Grenell ka thënë se shtrimi i Trumpit në spital është bërë si masë paraprake për të mos e lënë situatën të përkeqësohet. Ish-ambasadori amerikan në Gjermani tha se Trump është në disponimin më të mirë dhe se ai dëshiron të punojë, por që mjekët nuk e lejojnë të bëjë.
“E gjithë kjo çfarë po ndodh tani rreth presidentit Trump janë masa paraprake për ta parandaluar përkeqësimin e shëndetit të tij. Shumë njerëz që janë infektuar me virusin corona kanë pak simptoma. Megjithatë, ekziston një përqindje e vogël e atyre që kanë një formë më të rëndë të sëmundjes. Kjo është arsyeja pse monitorohet gjendja e Trump”, tha Grenell.
Ai tha se shumë informacione në lidhje me shëndetin e presidentit të SHBA’së nuk janë të vërteta raporton gazeta express.
“Presidenti është i përqendruar të punojë për popullin amerikan. Ai është një udhëheqës shumë i fortë. Ai ka vetëm simptoma të lehta dhe kjo është arsyeja pse disa histori që nuk korrespondojnë me të vërtetën nuk duhet të inkurajohen në publik”, ka thënë Grenell.
Para tri ditësh, presidenti amerikan njoftoi se ai dhe gruaja e tij, Melania kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus.
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...