Grenell e godet Merkelin pas lajmit se kritikut të Putinit i është gjetur helm në trup

18:22 | 2 Shtator 2020
L G

Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell përmes Twitterit ka goditur kancelaren Angela Merkel pas lajmit se autoritetet gjermane i kanë gjetur liderit të opozitës ruse dhe kundërshtarit të Putinit substancë helmuese gjegjësisht agjent nervor që i përket kohës së Bashkimit Sovjetik, raporton Gazeta Express

Grenell ka rishpërndarë një lajm të Agjencisë së lajmeve Associated Press në rrjetin social Twitter lidhur me gjetjen e substancën helmuese në trupin e Alexei Navalny që njihet si kundërshtar i Putinit, duke thënë se Kancelarja Merkel dje ka vizituar tubacionin e gazit rus për të shprehur qartë se dëshiron që të blejë më shumë gaz nga rusët.

“Dje, Kancelarja Merkel ka vizituar tubacionin e gazit rus Nord Stream për ta bërë të qartë që ajo dëshiron të blejë më shumë gaz nga rusët”, ka shkruar ai në Twitter.

Kjo nuk është hera e parë që Grenell drejton gishtin drejt Gjermanisë për bashkëpunim me Rusinë në furnizim me gaz.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme