Të paktën 20,000 persona protestuan sot në Berne të Zvicrës, duke kërkuar barazi në pagë midis burrave dhe grave.
Organizatorët paralajmëruan se do të nisin një grevë për gratë, nëse kërkesat e tyre nuk do të përmbusheshin.
Gratë janë “të mërzitura nga seksizmi dhe diskriminimi, të lodhura nga pabarazia në paga”, nënvizoi në një deklaratë për shtyp Qendra për Mundësi të Barabarta dhe Kundërshtim ndaj Racizmit.
Sipas UNIA, e cila organizoi mobilizimin në bashkëpunim me 40 shoqata të tjera, më shumë se 20,000 njerëz morën pjesë në këtë protestë, duke kërkuar që ligjbërësit të bëjnë më shumë për të reduktuar hendekun gjinor mes burrave dhe grave në të njëjtën punë.
Protestuesit u lëshuan në rrugë me parrulla të tilla si “Barazi tani”, “Jemi të lodhur nga pritja”, “Puna e njëjtë, paga të ndryshme”.
Barazia gjinore është parashikuar në Kushtetutën zvicerane që nga viti 1981. Megjithatë, gratë ende fitojnë mesatarisht 20% më pak para se meshkujt në vend, një “përqindje skandaloze”, thekson UNIA.
“Një grua në Zvicër humbet 300,000 franga zvicerane (266,000 euro) në karrierën e saj ekskluzivisht për shkak se ajo është një grua”, denoncoi Corina Saare, aktiviste e UNIA./OraNews
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...